Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian bën publike votën e saj për zgjedhjet presidenciale

Kim Kardashian bën publike votën e saj për zgjedhjet presidenciale
September 26
15:39 2016

Në intervistën e fundit për “Wonderland”, Kim Kardashian tha se nuk kishte vendosur akoma se për kë do të votonte në nëntor për zgjedhjet presidenciale.

Ditën e sotme, Kim ka treguar se më në fund e ka ndarë mendjen se për kë do të votojë: për Hillary Clinton.

Në një postim në faqen e saj në internet dhe në aplikacion, Kardashian ka shkruar: “Kisha një qëllim kur thashë se nuk isha e sigurt 100% se për kë do të votoja: Nuk dua të votoj me “sy mbyllur”. Pas një bisede të gjatë me motrat e mia dhe me Caitlyn Jenner vendosa të kërkoj për kandidatët dhe mora një vendim: Do të votoj për Hillary Clinton!”

“Unë jam me Hillary-n. Besoj se ajo do të bëjë më të mirën për drejtuar vendin tonë. Këtë vit nuk do të votoj vetëm për veten time, por edhe për fëmijët e mi”, – e përfundon “deklaratën” e saj ylli i “Keeping Up With Kardashian”.

Pra, tani Kim qartësoi të gjitha mendjet dyshuese. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje