Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim fajëson veten: “Nuk dua që Kanye të ma blejë sërish unazën 4 milionë dollarëshe!”

Kim fajëson veten: “Nuk dua që Kanye të ma blejë sërish unazën 4 milionë dollarëshe!”
October 05
10:16 2016

Kim Kardashian është bërë sërish kryefjala e të gjitha mediave, pas grabitjes që i ndodhi gjatë kohës që ishte në Paris. Mendohet se grabitësit i kanë vjedhur bizhuteri që shkojnë deri në 11 milion dollarë, ndërkohë që më e veçanta ishte një unazë 4 milionë dollarësh, dhuratë nga bashkëshorti Kanye West.

Mirëpo, burime pranë “People” tregojnë se pasi është kthyer në SHBA, Kim nuk ka dashur ta riblejë unazën pasi ajo ndihet shumë fajtore për këtë shpenzim të madh në familjen e saj. Ajo gjithashtu mendon se është pikërisht faji i saj që e ka treguar atë unazë me shumë krenari në rrjete sociale, ndaj edhe ka qenë shumë e lehtë për grabitësit.

Të njëjtat burime thonë se ky incident e ka bërë Kim-in të ndihet mjaft keq dhe ajo po e rikonsideron ekspozimin që i bën vetes dhe jetës së saj të luksit në rrjete sociale. Edhe pse Kanye do që ta blejë sërish unazën e vjedhur, Kim ka menduar se është më mirë që ajo ta marrë të gjithën si mësim dhe të pranojë humbjen. /Blitz.al/

Shperndaje