Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim dhe Kendall përballen me ankthin: Duam të rikthejmë jetën tonë

Kim dhe Kendall përballen me ankthin: Duam të rikthejmë jetën tonë
November 07
10:46 2016

Në episodin e djeshëm të “Keeping Up With the Kardashians”, Kim dhe Kendall kanë rrëfyer eksperiencat e tyre dhe përballjen me një nga sëmundjet e shekullit, siç është ankthi. Në nisje të episodit, Kim rrëfeu se ajo është duke kaluar probleme me ankthin gjatë kohës që nget makinën.

“Kam qenë në ankth kohët e fundit dhe unë nuk jam kështu. Më duket sikur po çmendem”,- është shprehur ajo. Më vonë, bashkë me Kris Jenner, ato kanë diskutuar për motrën, Kendall, e cila po ashtu vuan nga depresioni, nga paraliza në gjumë dhe ka frikë të udhëtojë vetëm me aeroplan.

“Ndonjëherë është e frikshme dhe shpesh frenon veten për të kaluar në një hap tjetër të jetës. Kjo lloj sëmundje ka efekte negative të mëdha pasi të pengon të jetosh. Është me të vërtetë ironike që të dyja, Kim dhe Kendall, po kalojnë pothuajse të njëjtën sëmundje. Ndoshta ka një mënyrë që ato të ndihmojnë njëra-tjetrën për të menaxhuar këtë gjendje”,- është shprehur Kris Jenner.

Gjatë episodit, një terapist ka biseduar me të dyja motrat, duke  diskutuar simptomat dhe frikën e secilës. Kim ka qenë e para që ka bërë hapin fillestar për të luftuar ankthin duke dalë bashkë me terapistin për një xhiro me makinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje