Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim arrin qëllimin, humbet kilogramët e tepërt. Shihni sa peshon ajo sot!

April 28
14:27 2016

Dieta strikte dhe puna e vështirë në palestër e Kim Kardashian duket se është duke e shpërblyer.
Ylli i reality show-t postoi në Snapchat një foto mbi shkallë, që nxjerr në pah këmbët e saj, duke zbuluar peshën aktuale prej 63 kilogramësh.
“Hej njerëz, pesha ime para lindjes së fëmijës ishte 61 kg”,- ka shkruar bashkangjitur fotos nëna e dy fëmijëve.
Kim muajin e kaluar tha se kishte humbur 42 kilogramë që prej lindjes së djalit të saj Saint në dhjetor dhe se për të arritur qëllimin e saj i duhej të hiqte edhe 28 kilogramë të tjerë.
Ajo para një viti shfaqi idenë e aplikacionit dhe shpërndarjen në të të fotove të trupit të saj, një vit pas lindjes së fëmijës së parë, North. “Unë shoh pas në kohë nëpërmjet fotografive të tilla dhe frymëzohem në njëfarë mënyre. Kujtohem dhe them, unë e bëra njëherë këtë e mund ta bëjë sërish, më duhet të jem e duruar. Kjo fotografi ka qenë një vit pas lindjes së North dhe mbetet një pikë referuese motivimi për mua”, -ka shkruar Kim në Snap bashkangjitur fotos. Ndiqni videot e mëposhtme për më shumë:

 

 

Etiketimet
Shperndaje