Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kida arrin një tjetër sukses! Ja bashkëpunimi me këngëtarin francez

Kida arrin një tjetër sukses! Ja bashkëpunimi me këngëtarin francez
April 23
11:24 2017

Këngëtarja shqiptare, Kida që prej fillimit, ka qenë një nga vajzat më të spikatura nga gjenerata e re e këngëtarëve. Jo vetëm për zërin e saj të veçantë por edhe për stilin që e karakterizon, Kida u kthye menjëherë në të preferuarën e publikut.

Epo, nuk ishte i largët edhe një tjetër sukses i këngëtares që mund t’i hapë dyert në muzikën ndërkombëtare. Ajo ka bashkëpunuar me këngëtarin francez, Hcue dhe së bashku kanë lançuar këngën në gjuhën angleze “Don’t say no more”.

Kënga është në stilin e këngëtares dhe i rri më së miri. E veçanta është që është hera e parë për të që lançon një këngë të gjithën në anglisht, por me ritmin dhe muzikën e veçantë që ka kjo këngë me shumë mundësi do të kthehet shumë shpejt në një hit. /Blitz.al/

Shperndaje