Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kiara Tito rikthehet në ekran: ”Projekti i vetëm ku jam fokusuar”

Kiara Tito rikthehet në ekran: ”Projekti i vetëm ku jam fokusuar”
April 15
17:44 2019

Ka disa kohë tashmë që Kiara Titon nuk e kemi parë më në ekran. U fol se ajo do të merrte pjesë në një projekt televiziv por çdo gjë mbeti në kuadrin e thashethemeve.

Moderatorja mesa duket po përgatitet që të rikthehet në ekran dhe pikërisht aty ku e la, në TV KLAN me “Doktori Plastik.  Ajo ka postuar një story nga puntata e qeshorit të vitit kaluar dhe e ka shoqëruar me një shkrim: “Së shpejti”.

E kontaktuar nga Blitz.al për të mësuar diçka më shumë në lidhje me emisionin Kiara  u shpreh se:

“Për momentin jemi me xhirime e sipër për sezonin e dytë dhe nuk është vendosur akoma se kur do të transmetohet. Kjo sepse nuk nuk kemi mbaruar akoma operacionet”.

E përsa i përket ndonjë projekti tjetër ajo tregoi se:

“Ky është projekti i vetëm ku jam fokusuar për momentin”.

Ne i urojmë shumë suksese Kiarës në sezonin e dytë dhe sigurisht përpara transmetimit moderatorja do të ketë diçka më shumë për të na treguar.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje