Blitz

 Breaking News

Kiara Tito do të rikthehet së shpejti në ekran

Kiara Tito do të rikthehet së shpejti në ekran
January 29
11:31 2020

Që pas mbarimit të “Doktor Plastik” Kiara Tito nuk u nxitua të kthehej në ekran menjëherë, por ju përkushtua një tjetër formati të medias dhe argëtimit, kanalit personal në Youtube, ku ka bërë jo keq.

E megjithëse vazhdon të mbetet aktive në këtë platformë, moderatorja mesa duket do të kthehet së shpejti me një program të ri televiziv.

Ka qenë vetë Kiara që e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku gjithsesi nuk ka dhënë shumë detaje. Në fakt nuk ka thënë detaje fare.

Por ajo që ka rëndësi është fakti që Kiara mezi pret ta ndajë me ndjekësit e saj projektin e ri, gjë që tregon se është entuziaste dhe do të jetë pjesë e diçkaje të bukur. Kujtojmë që javë më parë në emission “Thumbon”, agjenti i programit zbuloi se Kiara vërtetë do të rikthehej, madje ka gjasa që do të jetë pjesë e Top Channel, televizionit nga ku e nisi.

Të presim e të shohim! Ndërkohë ja një video e Kiarës në Youtube:

/Blitz.al/

Share