Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kiara Tito dëshiron vendin e Xhemit: Do të doja të moderoja “Portokalli”-në

Kiara Tito dëshiron vendin e Xhemit: Do të doja të moderoja “Portokalli”-në
September 21
14:19 2019

Kiara Tito ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të qenë pranë ndjekësve të saj. Ajo ka lançuar në kanalin e saj në Youtube videon e parë të vlogut të saj ku ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve mē pikante që ndjekësit i kanë bërë në rrjete sociale.

Ajo ka folur për ëndrrën e saj për televizionin që në fëmijëri dhe dëshirën për të qenë pjesë e tij qoftë si modele, qoftë si prezantuese.

Kiara është shprehur se është përpjekur shumë për të arritur aty ku tashmë është dhe i ka ngjitur shkallët e suksesit një e nga një.

Një ndjekëse e ka pyetur se cili është programi që ajo do të donte të prezantonte përveç “Doktor Plastik”.

“Do të më pëlqente të drejtija një program që ka në qendër humorin, si për shembull “Portokalli”. Pse jo?”,- është shprehur Kiara.

Le të themi që Kiara “ia paska vënë syrin” vendit të Xhemit!/Blitz.al/

Share