Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian “tallet” me Chloe Moretz, por bie pre e shakasë së saj

July 18
20:00 2016

Khloe Kardashian ka nisur një  konflikt në rrjetet sociale me Chloe Moretz, pas postimit të një fotoje në Twitter të një gruaje të cilën e ka ngatërruar me aktoren.

Ajo ka postuar një kolazh të aktores së “Neighbour 2 “dhe të një gruaje misterioze me bikini me të pasme të ekspozuara.   Khloe duket se i ka dalë në mbrojtje të motrës, Kim, pasi aktorja thuhet se i kishte dedikuar një status jo të drejtpërdrejtë komenteve ndaj  këngës “Famous” të Kanye West.

“Mjaft harxhuat zërin tuaj në diçka kaq të parëndësishme! Të gjithë në këtë industri duhet të nxjerrin kokën nga vrima dhe të shohin përreth për të kuptuar se çfarë në të vërtetë po ndodh në botën reale”,- shkroi Moretz  në Twitter. Nuk vonoi shumë dhe Kardashian iu “përgjigj” aktores në këtë mënyrë  me komentin: “ A është kjo “vrima” për të cilën referohet Chloe Moretz?

Aktorja ka zgjedhur ta sqarojë këtë pikë duke komentuar se fotoja e parë është e saja gjatë xhirimeve të klipit “Neighbours 2”, ndërsa e dyta është e një vajze të panjohur, e fotografuar në një pozicion të sikletshëm”. Si për të dëshmuar se nuk është ajo në foton e dytë, Chloe postoi një sërë fotografish gjatë xhirimeve ku dukej me bikini të kuqe dhe pjesën poshtë në ngjyrën blu. Mund të ndodhë, edhe Kardashianët gabojnë!

Shperndaje