Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian mund të ketë sjellë në jetë vajzën e saj, por ne nuk dimë akoma asgjë

Khloe Kardashian mund të ketë sjellë në jetë vajzën e saj, por ne nuk dimë akoma asgjë
April 09
20:28 2018

Ndryshe nga Kylie Jenner e cila fshehu të gjitha muajt e shtatëzanisë, ylli i Kardashianve ka bërë të kundërtën. Ajo e ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur në fotot e publikuara në rrjetet sociale duke marrë shumë komplimente nga fansat e jo vetëm.

Por lajmin se kur do të vijë në jetë vogëlushja basketbollisti Tristian dhe Khloe po e mbajnë shumë të fshehtë. Ajo është shprehur vetë në disa intervista se do ta mbaj larg vëmendjes së mediave momentin e ardhjes në jetë së vajzës së saj të parë.

Ndoshta vajza e tyre në këto moment edhe mund të ketë ardhur në jetë dhe do të jetë çifti i ri ata që do të vendosin ta tregojnë këtë lajm. Daily Mail shkruan se Tirstian Thompson dhe Khloe Kardashian kanë rënë dakord vetë që në çastin që ta shohin të arsyeshme do ta publikojnë këtë moment kaq të veçantë për ta në rrjetet sociale.

Komento
Shperndaje