Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian kopjon këngëtaren shqiptare pa pikë turpi, ndaj dhe kjo fundit s’ia la mangët

Khloe Kardashian kopjon këngëtaren shqiptare pa pikë turpi, ndaj dhe kjo fundit s’ia la mangët
July 25
13:58 2017

Ka ardhur koha që edhe yjet e huaja të kopjojnë yjet tona. E në fund të fundit, ku qëndron habia teksa shumë prej personazheve publike shqiptare janë duke arritur majat edhe në arenën ndërkombëtare?

Megjithatë, le të mos bëhemi mendjemëdhenj me fjalë të mëdha por të nxjerrim para jush fakte.

Ka qenë këngëtarja Yllka Kuqi e cila vetëm pak më parë ka postuar një foto teksa shfaqet në një look identik me yllin e klanit Kardashian, Khloe. Ato kanë të njëjtin model flokësh dhe madje të njëjtën pozë, por siç duket nga postimi i Yllkës ajo tregon se ka qenë e para e cila e ka bërë atë model më pas ka qenë Khloe që e ka marrë.

“Jo se po kopjojmë ne…” – ka shkruar Yllka me shaka (ose ironi në fakt…) teksa nuk ia ka lënë mangët një “tag” Khloe Kardashian-it pa i bërë syri tërr.

Epo, të vendoset drejtësia në vend, t’i japim Yllkës atë që i takon Yllkës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje