Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian kërkon divorcin për herë të dytë nga Lamar Odom

Khloe Kardashian kërkon divorcin për herë të dytë nga Lamar Odom
May 30
16:26 2016

 

Pas anulimit të përkohshëm, Khloe Kardashian e ka kërkuar sërish divorcin, për herën e dytë, nga Lamar Odom.

Një burim për “People” ka thënë se ylli i reality show-t ka pranuar se është në paqe me veten dhe dëshiron të përqendrohet në lumturinë e saj. Fillimisht ajo ka kërkuar ndarjen nga bashkëshorti në vitin 2013, por gjithçka mbeti pezull pas mbidozës së Lamarit dhe asaj iu desh të merrte vendime për shëndetin e tij. Megjithatë, burimi citon se ndarja asnjëherë nuk është anuluar, thjesht është shtyrë.  Ndërkohë thuhet se të gjithë nga familja Kardashian janë të lumtur që Khloe ka vendosur të ecë përpara me jetën e saj.

Komento
Shperndaje