Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian flet për trekëndëshin “Rob-Chyna-Tyga”

Khloe Kardashian flet për trekëndëshin “Rob-Chyna-Tyga”
November 04
14:43 2016

Për të studiuar familjen e famshme Kardashian me siguri do të na duhen të gjitha ato formula matematike që i kemi mësuar në gjimnaz. Versioni i shkurtër i kësaj “peme” familjare është thjesht: Rob Kardashian po pret një fëmijë nga Blac Chyna, e cila ka një djalë me Tyga-n, të dashurin e Kylie Jenner.

E ftuar në “Late Night With Jimmy Kimmel”, Khloe Kardashian, pjesëtare e dinastisë së famshme amerikane, nuk u ka shpëtuar ngacmimeve të moderatorit, i cili e ka pyetur nëse është normal ky miksim gjenesh.

“Është shumë e bukur. Është qejf mbi të gjitha”, – ka thënë Khloe. “I bën pushimet tona akoma më të bukura”.

Ndërkohë, ajo ka folur edhe për vëllanë e saj, i cili pret të bëhet baba së shpejti. “Rob ka shumë të përbashkëta me babanë tim, kështu që mendoj se ai do të jetë një baba i mirë”.

“E di që është nervoz, sepse unë mendoj që çdo baba duhet të jetë i tillë para lindjes së fëmijës”, – ka përfunduar Khloe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje