Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian: “Divorci mund ta çojë Lamar drejt vdekjes”

Khloe Kardashian: “Divorci mund ta çojë Lamar drejt vdekjes”
April 04
16:25 2016

Khloe Kardashian ka anuluar emisionin e saj këtë javë, pasi ka qëndruar pranë Lamar i cili nuk heq dorë nga përdorimi i alkoolit. Lamar ka konsumuar alkool kur ka qenë në përpjekje për t’u rikthyer në jetën normale, pas  mbidozës tetorin e kaluar.

Lamar e kaloi javën e Pashkëve me familjen e Khloe-t, por pas ritualit në kishë ai është parë duke pirë në një lokal nate. Kjo shkaktoi tension dhe konflikte te çifti. Khloe është e shqetësuar për sjelljen e tij, por Lamar nuk do që ta dëgjojë atë. Khloe i thotë që të nisë një terapi kundër alkoolit dhe drogës për shkak se ai ka akoma rrezik për jetën, pasi ka gjendje të dobët të veshkave. Por Lamar i përgjigjet: “Asgjë nuk do të ndodhë me mua. Shiko si mbijetova herën e fundit”.

Ajo është e shqetësuar për sjelljen e tij, por Lamar nuk do që ta dëgjojë atë.

Khloe Kardashian i ka paraqitur kërkesën e divorcit Lamar në vitin 2013, por pasi ai pati problemet e mbidozës ajo është zhvendosur pranë tij dhe ka paguar të gjitha shpenzimet e spitalit.

Khloe ka vendosur që të bindë atë për të marrë trajtimet e duhura dhe e ka lënë pezull procesin e divorcit në këto momente.

Komento