Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson përballen për herë të parë pas skandalit të tradhëtisë

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson përballen për herë të parë pas skandalit të tradhëtisë
April 15
09:49 2019

Gati dy muaj pas skandalit të tradhëtisë në familjen Kardashian, Khloe u përball me ish-partnerin e saj Tristan Thompson. Shkak për këtë takim u bë festa e ditëlindjes së parë të vajzës së tyre True, ditën e djeshme.

Basketbollisti 28 vjeçar, “u mirëprit” në shtëpinë e Kardashianëve, në mënyrë që të ishte pranë së bijës në ditën e saj të veçantë. Në një sëri postimesh në Instagram, Khloe tregoi momentet kur ishte së bashku me Tristan dhe True, ndërkohë që prisnin dhuratat dhe urimet e njerëzve të pranishëm në festë.

Në krah të Khloe-s gjatë gjithë kohës ishte Kim Kardashian, e cila kujtojmë që e kërcënoi fizikisht Tristan pas skandalit të tradhëtisë dhe dukej sikur nuk donte ti linte vetëm në asnjë moment. Ndërkohë motrat e tjera Kardashian/Jenner nuk ishin me familjen në festën e ditëlindjes pasi ndodhen në Coachella, për të festuar në një mënyrë tjetër. Në videot dhe fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Tristan duket se është gjatë gjithë kohës duke bërë detyrën si baba dhe duke përkëdhelur e i dhuruar dashuri vajzës, ndërkohë që me Khloe-n nuk ka shumë kontakt. Shihet qartë se ajo përpiqet ta shohë sa më pak në sy ish-in e saj.

Kujtojmë që tradhëtia e yllit të basketbollit me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, erdhi një vit pasi ai u akuzua për një tjetër histori të ngjashme. Madje në atë kohë, Khloe ishte në prag të lndjes dhe nuk dimë cili rast është më i rëndi dhe për kë ta gjykojmë më shumë Tristan.

Për rastin special të përvjetorit të parë të True, shtëpia e Kardashianëve ishte mbuluar e gjitha më ngjyrat rozë, të vërdhë dhe blu. Në të gjithë ndërtesën kishte tollumbace, makineri flluskash, poni dhe gjithçka tjetër që mund të argëtojë një fëmijë. Ndërkohë vajza e Khloe nuk do të marrë asnjë nga dhuratat që ju dhanë për ditëlindje, pasi të gjitha do të dhurohen për spitalin e fëmijëve në Los Angeles. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje