Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto shifra janë të pabesueshme, shikoni kush janë 10 artistët e huaj më të paguar të 2017 sipas revistës prestigjoze

Këto shifra janë të pabesueshme, shikoni kush janë 10 artistët e huaj më të paguar të 2017 sipas revistës prestigjoze
December 07
10:05 2017

Ka qënë revista prestigjoze Forbes e cila ka publikuar një listë vjetore me këngëtarët më të paguar të vitit që po lëm pas. Aty përfshihen artistë si Justin Bieber, Beyonce, Coldplay, Diddy , e shumë emra të tjerë të famshëm.

Në krye të listës është artisti i njohur Diddy (Sean Combs) duke regjistruar edhe shifrën më të lartë me 130 milionë dollarë, falë marrëveshjes që ka arritur me Ciroc vodka, shitjes së një të tretës së Sean John për 70 milionë dollarë dhe një turneu muzikor “Bad Boy Family Reunion”.

Pas tij vjen ajo që besoj e prisnim të gjithë , Beyonce e cila regjistron një shifër prej 105 milionë dollarësh fitim falë “Ëorld Tour” që u mbyll në fund 2016-tës. I gjithë turneu i artistes grumbulloi më shumë se 250 milionë dollarë.

Hyrja më e re në listën e Top 10 është Justin Bieber, i cili ka pasur një vit të suksesshëm në karrierën e tij, edhe falë 105 live shoë-ve që u zhvilluan gjatë kohës që përgatitej lista e Forbes.

Top 10:

1) Diddy (130 milionë $)

2) Beyonce (105 milionë $)

3) Drake (94 milionë $)

4) Ëeeknd (92 milionë $)

5) Coldplay (88 milionë $)

6) Guns N ‘Roses (84 milionë $)

7) Justin Bieber (83.5 milionë $)

8) Bruce Springsteen (75 milionë $)

9) Adele (69 milionë $)

10) Metallica (66.5 milionë $)

Shperndaje