Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto nuk janë ditët më të mira të Lady Gaga-s! Ja arsyeja pse u kap nga policia…

Këto nuk janë ditët më të mira të Lady Gaga-s! Ja arsyeja pse u kap nga policia…
July 18
11:45 2016

Vetëm pak kohë më parë Lady Gaga në rrjetet sociale dukej njeriu më i lumtur në botë. Kjo sepse pas shumë kohësh përpjekje më në fund ajo kishte arritur të kalonte përfundimisht testin e patentës.

Por duket se ky entuziazëm nuk zgjati shumë pasi një gabim në trafik ka bërë që policët ta ndalojnë dhe t’i marrin patentën. Duke qenë se pati shumë thashetheme se pse Gaga ishte parë në shoqërinë e autoriteteve policore, ajo vetë e ka sqaruar situatën në një postim në Twitter.

“Po, më morën patentën.  Sikur është ndonjë gjë kaq e madhe!” – ka shkruar ajo.

Duhet theksuar se shoferët e rinj në Kaliforni përdorin leje të përkohshme qarkullimi edhe pasi e kanë marrë patentën. Nuk dihet nëse Gaga do të paguajë ndonjë gjobë apo do të detyrohet të mos qarkullojë edhe për një periudhë kohe, por ajo është shfaqur e mërzitur nga kjo situatë sepse, siç ka thënë edhe vetë, e ka me shumë qejf të ngasë makinën.

Më e vëmendshme herën tjetër, Gaga!

Shperndaje