Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë çiftet për të cilat folëm më së shumti në 2016-n dhe kemi arsye për këtë!

Këto janë çiftet për të cilat folëm më së shumti në 2016-n dhe kemi arsye për këtë!
November 23
11:02 2016

Çiftet e famshme të Hollywood-it dhe showbiz-it të huaj janë aq të ekspozuar ndaj mediave sa ne i dimë gati përmendësh jetët e tyre. Megjithatë, sigurisht edhe çiftet kanë uljet dhe ngritjet e veta dhe vit pas viti ka çifte të ndryshme që marrin fokusin më të madh të mediave dhe kjo për arsye të veçanta. Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga çiftet më të përfolura në 2016-n dhe arsyet se pse ndodhi kjo.

  1. ASAP Rocky dhe Kendall Jenner

1

Ata janë përfolur si një nga çiftet më të çuditshme. Edhe pse gjatë gjithë vitit janë parë bashkë në vende të ndryshme të botës, ata asnjëherë nuk e kanë pranuar zyrtarisht lidhjen e tyre.

  1. Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

2

Çifti shumë i dashur për të gjithë është në pritje të fëmijës së dytë dhe dashuria vazhdon si në ditën e parë!

  1. Barack dhe Michelle Obama

3

Çifti presidencial ka qenë mjaft pozitiv teksa ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Aktualisht ata po shijojnë ditët e fundit në shtëpinë e njohur amerikane dhe po ikin me një imazh shumë të mirë prej saj.

  1. Beyonce dhe Jay Z

4

Albumi i Beyonce-s “Lemonade” ka qenë nga më të komentuarit sepse u aludua shumë se një femër, “Becky me flokë të bukur”, ishte ajo që ndërhyri në mes të çiftit.

  1. Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum

5

Një nga çiftet më të bukur do të realizojnë një kompeticion kërcimi në të cilin do të jenë vetë krijues dhe protagonistë.

  1. Chrissy Teigen dhe John Legend

6

Në prill, çifti mirëpriti fëmijën e parë bashkë. Chrissy realizoi edhe librin e saj të parë të gatimit, ndërkohë që Legend lançoi albumin e tij të radhës.

  1. Evan Spiegel dhe Miranda Kerr

7

Krijuesi i aplikacionit Snapchat dhe modelja shpallën fejesën e tyre në korrik, ndërkohë që kanë në plan të martohen gjatë këtij viti.

  1. Gigi Hadid dhe Zayn Malik

8

Modelja doli në kopertinat të revistave më të famshme, ndërkohë që Zayn, edhe pse me disa probleme të vogla, ka arritur të ketë sukses në karrierën e tij muzikore.

  1. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

9

U martuan në muajin gusht dhe gjithçka po u shkon më së miri, edhe pse pati shumë thashetheme kur Angelina dhe Brad patën ndarjen e famshme.

  1. Kanye West dhe Kim Kardashian

10

Nuk do shumë shpjegime. Ata janë çifti i zhurmës së madhe. Gjithçka ata bëjnë menjëherë kthehet në lajm, por duhet thënë se janë edhe shumë të arrirë ekonomikisht.

  1. Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

11

E nisën vitin 2016 me një rikthim të tyre ndërkohë që vazhdimisht janë shfaqur shumë të dashuruar në publik, çka i ka bërë të dy të pranojnë se janë fejuar sërish.

  1. Orlando Bloom dhe Katy Perry

12

Çift shumë interesant, që herë janë bashkë dhe herë jo. Misteri i bën edhe më interesantë.

  1. Rihanna dhe Drake

13

Momenti kulminant i çiftit (ose jo, sepse ata s’e pranojnë) ka qenë kur Drake rrëfeu për të gjithë në VMA se ai e dashuron Rihannën.

 

Komento
Shperndaje