Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë arsyet pse një mashkull nuk mund të kalojë në orgazëm

Këto janë arsyet pse një mashkull nuk mund të kalojë në orgazëm
August 30
18:54 2016
    1. Ai është i pirë

    Nëse një djalë është i pirë, mundësia për të kaluar në orgazëm është jashtëzakonisht e vogël. Pse? Arsyeja e parë dhe e vetme është se do ta zërë gjumi. Në momentin që ai fillon të ndiejë kënaqësi nga akti seksual, receptorët e gjumit aktivizohen më fuqishëm se kurrë duke bërë që t’i mbyllen sytë pa arritur akoma në kulmin e kënaqësisë seksuale.

    1. Ai është i stresuar

    Stresi është një nga “vrasësit” më të mëdhenj të ereksionit te meshkujt.

    Nëse një mashkull ka kaluar ditë të vështira ose po përballet me probleme në punë  nuk do të jetë i aftë dhe nuk do të ketë mundësi për të kaluar në fazën më të lartë dhe më të kënaqshme të seksit. Kjo sepse ai do të jetë tepër i zënë duke menduar për një zgjidhje sesa për të arritur orgazmën.

    1. Gjendja psikologjike nuk është e mirë

    Duke marrë parasysh gjendjen e tij psikologjike, mund të themi se është shkaku kryesor i mosarritjes së orgazmës.

    Ja të marrim një shembull..

    Nëse një mashkull është nervoz apo i mërzitur, shanset për arritur një orgazëm janë të ulëta, sepse ai do të masturbojë disa herë për të pasur qëndrueshmëri gjatë aktit.

     

    1. Ai përmbahet..

    Ka raste kur mashkulli përpiqet të “frenojë” për të kënaqur sa më shumë partneren e tij dhe kështu privon veten nga përjetimi i orgazmës. Prandaj vajza, nëse e kuptoni që nuk do të jeni në gjendje të arrini orgazmën më mirë thojani partnerit dhe mos e mundoni më.

    1. Penisi i tij ka nevoja të veçanta

    Duhet të dini se penisi, ashtu si njerëzit, ka rregullat e veta të trajtimit. Pra, ai ka mënyrën, pozicionin dhe një shpejtësi të caktuar për të përjetuar kënaqësi e më pas orgazëm.

    E nëse një mashkull nuk po përjeton orgazëm gjatë aktit do të thotë se ndoshta nuk ka gjetur akoma pozicionin e duhur për “trajtimin” e duhur të organit seksual. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje