Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 10 leksionet e dashurisë që kemi mësuar nga Kim Kardashian

Këto janë 10 leksionet e dashurisë që kemi mësuar nga Kim Kardashian
September 07
10:30 2016

Të gjithë flasin për Kim Kardashian! Kjo sepse ajo është gjithnjë në lëvizje, duke sjellë diçka të re apo së paku duke ndryshuar një detaj te vetja, që duhet thënë se kthehet menjëherë në modë. Thënë këto, ka shumë gjëra të cilat ne, kemi dashur apo jo, i kemi mësuar nga Kim Kardashian (ajo është arsyeja se pse një pjesë e mirë e femrave qëndrojnë tani 3 orë për të bërë një make-up, apo jo?). Por nëse do të analizonim pak më thellë, në fakt Kim na ka dhënë edhe disa leksione dashurie gjatë gjithë “bëmave” të saj mediatike. Ja disa prej tyre:

  1. Nëse dëshironi të bëheni e famshme, mos e nisni me një video erotike (vetëm nëse ju keni bashkëshortin më të kuptueshëm në botë dhe ai krijon art prej asaj videoje).
  2. Kthejuni ashpër kujtdo që përpiqet të hedhë baltë mbi bashkëshortin tuaj.
  3. Nëse mendoni se dikush mund t’ia hedhë bashkëshortit tuaj, regjistroni çdo bisedë mes tyre për t’i pasur si provë.
  4. Kalojini pushimet larg “selfie”-t seksi që t’ia çoni bashkëshortit (fundja, ai do t’i shohë ato të postuara në Instagram nga ju).
  5. Koordinoni mirë veshjet tuaja (që të tjerët të kuptojnë që jeni një çift i fuqishëm).
  6. Ndryshoni shpesh ngjyrën e flokëve për t’i treguar bashkëshortit një pjesë tjetër tuajën (dhe futuni pak në rol, sigurisht).
  7. Ndonjëherë mashkullin e fundit të cilin mendoni si bashkëshortin tuaj mund të vendosni ta martoni (Kanye West e ka ndjekur Kim-in për 6 vite me radhë).
  8. Plotësojini dëshirat partnerit (edhe nëse një prej dëshirave të tij është që ju të pozoni mbi motor gjysmë e zhveshur).
  9. Qëndroni pranë bashkëshortit tuaj edhe nëse e vini re se flet broçkulla (mund ta mendoni se sa herë i ka ndodhur kjo gjë Kim-it).
  10. Bini në dashuri më dikë i cili ju dashuron njësoj siç “Kanye dashuron Kanye-in” (a ka më mirë sesa kaq?)

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje