Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këtë talent të Kim Kardashian nuk e keni ditur më parë! Ja surpriza që do ti bëjë ajo fansave të saj…

Këtë talent të Kim Kardashian nuk e keni ditur më parë! Ja surpriza që do ti bëjë ajo fansave të saj…
July 12
20:42 2016

Kur kujtojmë emrin e Kim Kardashian menjëherë na shkon mendja tek ‘selfie’-t, kurimi i vetes, veshjet dhe mënyra sesi sillet Kim; por për të gjithë ju që mendoni se këto janë të vetmet “talente” të saj, gaboheni!

Nëse e ndiqni këtë të fundit në Snapchat duhet të jeni në dijeni se ajo shpesh poston gatime dhe receta të cilat i përgatit vetë. Së fundi me ndihmën dhe suportin e bashkëshortit të saj Kayne West dhe miqve Chrissy Teigen e John Legend mund të themi se do ta shohim Kim Kardashian ndryshe nga herët e tjera! Burime për “People” tregojnë se ajo po përgatit një libër me receta gatimi dhe se e ka marrë me shumë seriozitet këtë projekt të ri.

Kim është duke e testuar këtë iniciativë duke postuar më shpesh në rrjete sociale pjata që ajo përgatit, për të parë nëse ndjekësit e saj të shumtë janë kuriozë dhe pëlqejnë ta ndjekin atë edhe në këtë rrugëtim të ri.

Nuk ka ende një datë finalizimi të këtij projekti por Kim së fundi ka treguar se nuhatja nuk i gabon dhe se ka sukses në ato që zgjedh të bëjë me karrierën e saj.

Shperndaje