Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këtë që po bën Arbana do e dëshironim të gjithë

September 13
16:40 2016

Ende pa nisur transmetimin, emisioni “Dua të të bëj të lumtur” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Është pikërisht moderatorja Arbana Osmani ajo që në çdo destinacion të emisionit poston foto të ndryshme në Instagram-in e saj duke na treguar pak nga ajo që do të shohim shumë shpejt në Top Channel.

Në xhirimet e këtij emisioni, Arbana ka udhëtuar brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, në Valbonë, në ishullin e Sazanit, në Pragë, Zakynthos, Dubai, Paris e shumë vende të tjera. Kjo mund të quhet një nga punët që me të vërtetë të dhuron kënaqësi. Përveçse të tjerët, si edhe vetë titulli e thotë, kjo punë të bën edhe vetë të ndihesh i lumtur. Të gjithë do e dëshironin ndërthurjen e punës me kënaqësinë që të japin udhëtimet, aq më tepër kur viziton vende kaq të mrekullueshme. Shumëkush do të donte të ishte në vendin e Arbanës. Shfletoni galerinë dhe shihni disa nga vendet që ka vizituar “Dua të të bëj të lumtur”./Blitz.al/

Shperndaje