Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këtë herë Princi Harry nuk mund ta ketë mbështetjen e vëllait të tij!

Këtë herë Princi Harry nuk mund ta ketë mbështetjen e vëllait të tij!
January 12
13:01 2020

Të gjithë jeni informuar pak a shumë këto ditë në lidhje me atë që po ndodh në familjen mbretëorë britanike, ku në mënyrë të paprecedentë, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë hequr dorë nga rolet e tyre si pjestarë të monarkisë. Ose më mirë të themi, kanë publikuar vendimin, që kanë ndërmend ta marrin një hap të tillë.

Mediat, pjestarë të familjes, stafi, ish-stafi i pallatit dhe publiku i thjeshtë në Angli e kanë komentuar të gjithtë këtë ngjarje, por pavarësisht çdo gjëje duket se Dukët e Sussex nuk do të bëjnë mbrapsht mga vendimi i tyre.

I fundit që ka folur në lidhje me ngjarjen është vëllai i Harry-t, njëkohësisht trashgimtar i fronit, Pronci William, i cili siç pritej, nuk mundet ta mbështesë. Dikur shumë të afërt me njëri-tjetrin, vëllezërit patën diskutimet dhe problemet e tyre gjatë 2019-ës dhe tërheqja e Harry-t duket se është veprimi i fundit që “princat e pandarë” tani të kenë qëndrime të ndryshme dhe një marrëdhënie më të ftohtë.

Duka i Cambridge, sipas asaj që raporton “The Sunday Times”, i ka thënë një miku të afërt se “Gjatë gjithë jetës ka dalë në krah të vëllait, por nuk mund ta bëjë më këtë.”

“Jam i trishtuar për këtë që ka ndodhur. Ajo çfarë mund të bëjmë, që mund të bëj tani, është të jap mbështetjen time që të jemi në një mendje për zgjidhjen e situatës. Duhet te jemi në një skuadër.” – ka thënë më tej Princi William.

Këto janë thënë vetëm një ditë përpara mbledhjes së jashtëzakonshme të caktuar nga Mbretëresha, e cila do zhvillohet ditën e nesërme dhe ku Harry do të jetë për herë të parë përballë familjes së tij, që pas publikinit të vendimit. Në mbledhje priten të marrin pjesë Princi Harry dhe William, babai i tyre Princi Charles, Mbretëresha dhe Meghan Markle, që për momentin ndodhet në Kanada, por do jetë e pranishme nëpërmjet kamerës. Pritet që pas 72 orëve takimesh, diskutimesh dhe teknikalitetesh të sqaruara këto ditë, nesër të punohet drejt një zgjidhjeje, që në çdo rast duhet të jetë e planifikuar me shumë kujdes.

/Blitz.al/

Burimi: Metro UK

 

Share