Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këtë herë, Bleona Qereti nuk e mbajti premtimin!

Këtë herë, Bleona Qereti nuk e mbajti premtimin!
January 31
20:13 2017

Këngëtarja Bleona Qereti arrin të jetë në qendër të vëmendjes me gjithçka bën: herë duke pozuar nudo, herë duke bërë ndonjë deklaratë të fortë dhe herë të tjera duke realizuar objektivat e saj në mënyrat më të çmendura të mundshme. 

Nëse e mbani mend, vetëm disa muaj më parë (në nëntor), Blitz.al publikoi një artikull referuar një postimi në Instagram të Bleonës (të cilin ajo tani e ka fshirë), ku e revoltuar me ofendimet dhe faktin që shqiptarët nuk e besuan marrëdhënien e saj me Trump, këngëtarja lajmëroi se do ta mbyllte llogarinë e saj në Facebook dhe ashtu bëri. 

 

Por ne vumë re se në fakt Bleona nuk e ka mbajtur premtimin dhe e ka rihapur llogarinë e saj në Facebook për të qenë sërish pranë ndjekësve të saj. Le të themi që ajo deklaratë ka qenë një moment nervash për Bleonën dhe ajo i është kthyer sërish publikut që e ndjek me dëshirë në Facebook.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje