Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kështu Michelle Obama-n nuk e keni parë kurrë deri më sot…

Kështu Michelle Obama-n nuk e keni parë kurrë deri më sot…
July 21
10:58 2016

Të mërkurën në  mbrëmje është bërë publik episodi i “Carpool Karaoke”, me të ftuar speciale zonjën e parë, Michelle Obama. Në një “trailer” ishte treguar se Michelle do të këndonte “Single Ladies” të Beyonce-s, por ndjekësit ndoshta nuk e prisnin kurrë të shihnin zonjën e parë teksa këndonte rep. Missy Elliot i është bashkuar zonjës Obama dhe moderatorit James Corden dhe të tre së bashku kanë kënduar hitin e reperes “Get Ur Freak On”.

Elliot është rrëfyer për “People” se është ndier e emocionuar gjatë performancës në makinë, aq sa kishte frikë se mos harronte fjalët e këngës së saj. Rezultati ishte befasues, pasi zonja Obama jo vetëm që e njihte muzikën e Missy Elliot, por dinte dhe gjithë tekstin e këngës së saj.

“Kur ne ishim në makinë dhe e pashë atë tek këndonte “Get Ur Freak On” u habita. Për një moment mendova: Prit, me të vërtetë ajo po rep-on? Kjo tregon sa pa komplekse është ajo. Unë thjesht isha ulur mbrapa dhe po mendoja sikur isha në ëndërr, sikur dikush të më zgjonte dhe të më thoshte: E teprove me gjumin!  Edhe pse dyert dhe xhamat e makinës ishin të mbyllura nuk duhet të harrojmë se ajo është zonja e parë.  Ajo ka një natyrë shumë familjare, saqë e harron që je në krah të zonjës së parë”,- është shprehur Missy Elliot.

Shperndaje