Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla më e çuditshme e prindërimit vjen nga këngëtarja e famshme: “Futi ca dacka dhe dhe nuk bëjnë më gabime!”

January 11
23:35 2018

Kur bie fjala te fëmijët e vegjël apo te prindërimi një këshillë që të gjithë psikologët japin është kjo: “Jo dhunë, as fizike, as psikologjike e as emocionale!”.

E kjo është reflektuar edhe jetën tonë të përditshme ku gjithmonë e më tepër i thuhet “Jo!” dhunës, së çfarëdolloji mbi fëmijët.

Epo, për këngëtaren e njohur Kelly Clarkson ky rregull nuk vlen!

Teksa u pyet për vajzën e saj 3 vjeçare në një intervistë për “People”, Kelly është shprehur: ““Nuk është se i gjuaj fortë, por thjesht nja dy dacka të mira. Gjithsesi e paralajmëroj duke i thënë të mos vazhdoj, sepse do t’i gjuaj. Të them të drejtën kjo të ndihmon shumë. Ajo nuk e bën më, të paktën jo për ca kohë”

35 vjeçarja tregoi gjithashtu se këtë e kishte të mësuar edhe nga prindërit e saj, sepse sipas Kellyt, kur ishte në moshë të vogël nuk ishte e kursyer nga shuplakat, qoftë nga prindërit, qoftë nga mësuesit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje