Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kesha u thotë “f*ck it” të gjitha problemeve të saj

May 16
11:01 2016

...

...
Picture 1 of 4

Emri i Kesha-s është përmendur shumë, sidomos për mungesën prej një kohe të gjatë në muzikë pas një konflikti ligjor me ish- producentin e saj, Dr. Luke.

Dje 29-vjeçarja ka postuar në Instagram tri, foto në të cilat shfaqet topless  në plazh. Fotot janë shkrepur duke kapur vetëm gjysmën e kraharorit. Nuk ka vonuar shumë dhe fotove u është bashkangjitur një tjetër, në plazh, gjatë perëndimit, ku Kesha ka ngritur  lart duart dhe gishtat e mesit të duarve.

Këngëtarja ka zhvilluar një betejë ligjore kundër ish-producentit të saj Dr. Luke që prej vitit 2014, duke pretenduar se është abuzuar seksualisht prej tij. Ajo është shtruar  në një qendër rehabilitimi në fillim të vitit 2014 si pasojë e gjendjes së vështirë emocionale dhe çrregullimeve në mënyrën e të ushqyerit. Mjekët janë shprehur se ajo vuante nga efekte psikologjike të shkaktuara nga abuzimi duke përfshirë këtu edhe depresionin e rëndë.

“Unë nuk do të jem e qetë dhe të fshihem”,- ka shkruar ajo në Instagram. “Sot do të them f** it dhe jeto! Jam e lumtur! Gjithashtu një f** për të gjithë ata që e urrejnë dhe komentojnë trupin tim, mos harroni se kjo ju bën qesharak”.

Në mars Kesha ka reaguar rreth kritikave që iu bënë bikinit të saj kur ishte në Palm Strings, Kaliforni.

Komento
Shperndaje