Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kesha tërheq padinë ndaj Dr.Luke nga gjykata e Los Angeles-it

Kesha tërheq padinë ndaj Dr.Luke nga gjykata e Los Angeles-it
August 02
13:30 2016

Kesha ka kërkuar të tërheqë padinë e saj për abuzim seksual ndaj Dr. Luke.  Pas muajsh të tërë ”lufte” në gjykatat e Los Angeles-it dhe New York-ut, këngëtarja  ka vendosur të tërheqë padinë e paraqitur në Los Angeles dhe të vazhdojë betejën në New York me fokus kryesor prishjen e kontratës, e cila e kufizon atë në vazhdimin e karrierës. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka  shkruar se lufta e saj vazhdon.”Kam nevojë të bëj publike këngët e mia. Kam kaq shumë për të thënë. Kjo padi është aq e rëndë për shpirtin tim të lirë dhe më mbetet vetëm të lutem se një ditë do të ndihem e lirë. Do të vazhdoj të luftoj për të drejtat e mia në New York. Faleminderit për mbështetjen!”- ka shkruar ajo.

29-vjeçarja ka kërkuar më herët të lirohet nga kontrata, por vendimi i muajit prill ia mohoi këtë kërkesë. Fillimisht ajo ka ngritur padi në vitin 2014 ndaj Dr.Luke duke e akuzuar se ka abuzuar seksualisht dhe emocionalisht me të. Këngëtarja tashmë është e fokusuar në muzikë dhe ka bërë gati 28 këngë të reja për albumin dhe ia ka dorëzuar  labelit me të cilin është në marrëveshje bashkëpunimi. Burime pranë Dr.Luke janë shprehur se tërheqja e padisë nga gjykata ka ndodhur për shkak se ajo e di se nuk ka shans për të fituar.

Shperndaje