Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kesha i bën realitet ëndrrën çiftit homoseksual përballë mijëra personave

Kesha i bën realitet ëndrrën çiftit homoseksual përballë mijëra personave
June 07
13:29 2016

Listës së artistëve, të cilët u bëjnë realitet ëndrrat fansave të tyre, teksa performojnë live, i është shtuar edhe Kesha.

Teksa po performonte në “One Magical Weekend”, në studiot e “Disney World” të Hollywood-it, në Orlando, këngëtarja 29 vjeçare ngjiti në skenë dy të rinjtë dhe u mbylli sytë, duke inskenuar një lojë për djemtë, por njëri nga ata, Joseph, i zbuloi sytë, duke u ulur më pas në gjunjë e duke nxjerrë unazën. Kërcimtarët e Kesha-s i zbuluan sytë edhe djalit tjetër, Naveed, i cili u gjend para një suprize të vërtetë: propozimi para një turme prej mijëra njerëzve.

Pas përfundimit të surprizës, Joseph tregoi për Billboard se e gjithë surpriza ishte bërë pa i treguar asgjë Naveed-it dhe me ndihmën e Kesha-s.

“Gjithçka ishte fantastike. Ata e quajnë ‘One Magical Weekend’ – por nuk ka asnjë fjalë me të cilën mund ta përshkruaje atë çka ndodhi përveç: magjike!”, – shprehen djemtë për Billboard.

Pak kohë më parë ishte Adele ajo që ndihmoi një çift hetero dhe homoseksualë të ngjiteshin në skenë dhe t’i propozonin kështu personit të zemrës.

He said yes!!! #engaged #engayged #lovewins #gaykeshaproposal

A photo posted by @jnegrelli57 on

Etiketimet
Shperndaje