Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkon të kesh sukses në SHBA? E thjeshtë: Zgjidhja është Xhesika Berberi!

Kërkon të kesh sukses në SHBA? E thjeshtë: Zgjidhja është Xhesika Berberi!
November 12
19:00 2017

Ajo është një nga modelet më të njohura e më të suksesshme shqiptare.
Disa e njohin si Xhesika Berberi, disa të tjerë si sozia më e mirë e Gigi Hadid… por tani do ta njohim si “Zgjidhja për sukses në SHBA!”.
Pse e themi këtë?
Në një intervistë për Thumb, Adrola Dushi, mikja e ngushtë e Xhesikës, u shpreh se kishte qenë mikja e saj arsyeja se pse tani Adrola ndodhet në SHBA dhe po korr sukses atje.
Ndërkohë, një tjetër emër i njohur në modeling, Arselajda Buraku ka treguar se falë ndihmës së Xhesikës ka mbërritur në NYC, SHBA.


E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Arselajda ka rrëfyer: “Modelja ime e preferuar është Xhesika Berberi. Ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua. Nisi shumë thjeshtë, me një tekst në Instagram, Arselajda çfarë po bën ti në Shqipëri sepse ke shumë potencial. Më bënë një photoshoot me një fotograf që unë e dua shumë, më të dashur e më të talentuar që unë kam punuar ndonjëherë, Iva Kozeli. Bëmë një test shoot dhe aty nisi gjithçka… Falë Xhesika Berberit”.
Pra, nëse doni të ikni në New York, thjesht shkruajini Xhesika Berberit! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje