Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkesat stratosferike të Lindsay Lohan për një intervistë në Rusi

Kërkesat stratosferike të Lindsay Lohan për një intervistë në Rusi
August 21
14:39 2016

Lindsay Lohan është kthyer në një negociatore më të ashpër se Clinton dhe Obama me rusët  për një intervistë nga televizioni Ruski Tv.

TMZ ka raportuar ditën e sotme se ka arritur të mësojë kërkesat që Lohan I ka shtruar drejtuesve të televizionit në mënyrë që ajo të flaës për marrëdhënien dhe ndarjen nga ish I fejuari I saj, Egor Tarabasov.

Një kopje e letrës drejtuar televizionit është publikuar nga TMZ dhe mund të themi se kërkesat janë në stratosferë.

Lindsay kërkon:

  • Avion privat
  • Bodyguard-ë
  • Vizë ruse për 1 vit falas
  • 500,000 £
  • Parukierë dhe masazhatorë në avion
  • Një suitë në Ritz-Carlton

Dhe në fund, Lohan ka kërkuar një takim me vetë presidentin Putin dhe foto me të.

Ndërkohë, televizioni rus akoma nuk e ka bërë të ditur nëse do t’I pranojë kërkesat e aktores Hollywood-iane. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje