Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohet me jetë gazetarja e njohur Fiori Dardha

Kërcënohet me jetë gazetarja e njohur Fiori Dardha
March 15
10:26 2019

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Boom” që transmetohet në “Ora News”, Fiori Dardha, është kërcënuar mbrëmjen e djeshme me jetë.
Sikurse raporton “kohajonë.com” kërcënimi ka ardhur me anë të një mesazhi nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Perondi në Berat, Rexhep Hajdari.

Kujtojmë që Fiori dhe Rozana për 2 ditë me radhë në emisionin që moderojnë kanë trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012. Sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat.

Ish-kryetari i komunës së Perondisë, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira, në atë kohë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje