Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcënohen me jetë Taylor Swift dhe mikeshat e saj

Kërcënohen me jetë Taylor Swift dhe mikeshat e saj
May 24
19:02 2016

Taylor Swift dhe miket e saj janë kërcënuar me mesazhe  nga një llogari anonime interneti.

Autoritetet janë në kërkim të administratorëve të një llogarie në internet, nga e cila kërcënohen me vdekje këngëtarja Taylor Swift dhe miqtë e saj, sipas raportimeve të TMZ-së. Ata kanë vënë nën shënjestër grupin duke përfshirë këtu Gigi Hadid dhe Cara Delevingne, duke u shkruar mesazhe shqetësuese, si: “Unë do të vras disa prej jush”; “Unë do të vras miqtë tuaj dhe më tërheq ideja”. TMZ shton se Chrissy Teigen gjithashtu ka marrë mesazhe shqetësuese të kësaj teme dhe burime të pakonfirmuara thonë se edhe Jaime King gjithashtu nuk u ka shpëtuar mesazheve kërcënuese. Kjo situatë bëri që bashkëshorti i saj, Kyle Newman, të bënte një denoncim në polici dhe të hapë çështjen për gjetjen e zotëruesit të kësaj llogarie.

Lajmet e sulmit kibernetik vijnë vetëm një javë pasi një mashkull është arrestuar jashtë apartamentit të Taylor në New York City. Sipas autoriteteve, 25-vjeçari Lucas Vorsteveld është kapur nga personat e sigurisë pasi i binte ziles së shtëpisë së këngëtares pa pushim.

Shperndaje