Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare, zëri i qeverisë kosovare për liberalizimin e vizave

March 30
14:31 2016

Qeveria e Kosovës ka vite që lobon për liberalizimin e vizave me zonën Shengen dhe ka përdorur pothuajse të gjitha rrugët zyrtare për t’ia arritur qëllimit, që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Këtë herë ajo ka përdorur edhe muzikën për të arritur heqjen e vizave. Videoklipi i fundit i Dafina Zeqirit me Mixey, i titulluar “Liri”, është përfshirë në fushatën “Wanderlust”, në kuadër të liberalizimit të vizave me Kosovën, e Këshillit të Britanisë së Madhe në Kosovë. Vetë videoja, që në thelb të saj ka lirinë, është financuar nga Ministria kosovare e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimeve Evropiane.

Videoja e xhiruar në Gjeravicë, ku Dafina hipur majë shkëmbit këndon vargjet “S’po du me m’majt, du me kan e lirë, lem ti të lirë”, predikon lirinë dhe do të jetë një nga lobueset më të fuqishme për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të Republikës së Kosovës të lëvizin të lirë, ashtu sikurse edhe qytetarët e Shqipërisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje