Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare vjen ndryshe këtë herë, bashkëpunon me një grup country

Këngëtarja shqiptare vjen ndryshe këtë herë, bashkëpunon me një grup country
October 23
19:42 2017

Bebe Rexha ka sjellë këngën e saj më të re në bashkëpunim me grupin country, Florida Georgia Line.

Para disa kohësh ata e sollën këngën e zhanerit pop vetëm me audio, por këtë herë i kanë bashkangjitur edhe klipin.

Bebe Rexha ka bashkëpunuar shpesh me këngëtarë të njohur, por asnjëherë me kolegë të një zhanri të tillë e duket se janë  përshtatur shumë mirë.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur më seksi se kurrë ku duket në rolin e kamarieres, duke pritur për një makinë në rrugë. Suksesi i saj shihet në fund, ku së bashku më çunat e Florida Georgia Line performojnë në një skenë të madhe.

Ky është suksesi i rradhës për Bebe Rexhën, sepse klipi ka pak orë që ka dalë dhe ka marrë 178,217 klikime.  /Blitz.al/

Shperndaje