Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare themelon fondacionin e bamirësisë në Kosovë

Këngëtarja shqiptare themelon fondacionin e bamirësisë në Kosovë
July 27
19:06 2016

Këngëtarja Dua Lipa, e cila po ngjit me hapa të mëdhenj shkallët e karrierës, gjen kohë të merret edhe me gjëra të tjera veç muzikës.

Në profilet e saj në rrjetet sociale ajo ka postuar një shkrim ku tregon se sapo ka themeluar fondacionin e bamirësisë “Sunny Hill Foundation” i cili do të veprojë për të ndihmuar shoqërinë kosovare në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art e kulturë.

Nuk i harron rrënjët e saj këngëtarja e talentuar, e cila pavarësisht se e ka ndërtuar jetën në Angli, kërkon të japë me sa mundet kontributin për qytetarët e Kosovës.

“Jam shumë e lumtur që e keni përkrahur këtë ide. E di që Kosova dhe Prishtina gjithmonë janë me mua, kudo që shkoj. Mezi po pres të vij në vendin tim dhe të kënaqem shumë në koncert, e këtë kënaqësi e bën më të madhe fakti se ne të ardhmen do të ndihmojë artin dhe kulturën tuaj. Shihemi shumë shpejt. Ju dua shumë!” – i drejtohet ajo të gjithë ndjekësve shqiptarë të saj. /Blitz.al/

Sunny Hill Foundation is a charity I’ve created that focuses on helping the Kosovan society in different aspects, especially in arts and culture. I just want to say a big thank you to organizers and supporters that are doing outmost for my Prishtina Concert and at the same time helping Sunny Hill Foundation where 100% of the earnings on ticket sales from the Prishtina show will go to the charity . 
I am so happy that you are supporting the idea of this foundation. Thank you to all volunteers in Prishtina. You guys are looking awesome🔥
I know that Prishtina and Kosova will always be with me. I can hardly wait to be with you and have fun together. The fact that this concert is the beginning of my Foundation that will take care of many young people especially in Arts and Culture makes me very very happy!❤❤❤ I’ll see you all very very soon.
 Love you SHUUUUUME.
 Dua #SunnyHillFoundation @republikaagency ————— Faleminderit krejtve, organizatoreve dhe perkrahesve qe e kane bo te mundshme organizimin e koncertit e ne te njejten kohe jane duke ndihmuar Fondacionin Sunny Hill. Ju jam shume e lumtur qe e keni perkrahe kete ide. Faleminderit nga zemra vullnetareve qe po doken shume bukur. E di qe Kosova e Prishtina gjithmone jane me mu, kudo qe shkoj. Mezi po pres me ardh n’vendim tem edhe mu knaq shume n’koncert, e kete kenaqsi e bon shume ma te madhe fakti qe ky koncert ne te ardhmen ka me ju ndihmu artin dhe kulturen ne Prishtine dhe Kosove. Shihemi shume shpejte. Ju dua shuuuume! 🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹

A photo posted by DUA LIPA (@dualipa) on