Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare nuk ndalet! Pozon për kopertinën e revistës spanjolle…

October 17
15:34 2016

Nuk është më diçka e pazakontë që edhe këngëtaret shqiptare të pozojnë apo të jenë pjesë e revistave të mirënjohura në botë. Suksesi dhe fama që ato arrijnë vihet në dukje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë apo Kosovës dhe kjo është diçka për t’u përgëzuar.

Një nga këto raste është Rita Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare po ngjit me kujdes shkallët e suksesit dhe është zgjedhur për kopertinën e revistës spanjolle “S Moda”. Disa momente nga ky shërbim fotografik Rita Ora i ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, ku ajo është shprehur se është ndier mjaft mirë gjatë gjithë setit.

rita-ora

rita-ora-2

Edhe në faqen zyrtare të “S Moda” në Instagram është shpërndarë një video ku tregohen disa nga fotografitë që Ora ka shkrepur për kopertinën e muajit tetor. /Blitz.al/

¡Hoy toca! Aperitivo + #SmodaNoviembre con @ritaora, en tu quiosco con @el_pais

A video posted by S Moda (@s_moda) on

Shperndaje