Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare nuk ndalet, një tjetër bashkëpunim me David Guetta

Këngëtarja shqiptare nuk ndalet, një tjetër bashkëpunim me David Guetta
August 24
15:38 2018

Po dëgjojmë vetëm lajme të mira nga këngëtaret me origjinë shqiptare të cilat kanë krijuar famën e tyre në muzikën botërore. Kësaj here është Bebe Rexha e cila do të vijë me një tjetër bashkëpunim me DJ e njohur francez David Guetta. Ka qenë vetë këngëtarja e cila nëpërmjet nje fotoje të postuar  në Instastory  ka dhënë edhe lajmin e mirë për fansat e saj.

Kënga do të titullohet “Say My Name” dhe do të vijë në videoklipin e ri të Guetta me këngëtaren shqiptare. Ky është album i shtatë i tij e pikërisht për këtë arsye ai ka vendosur ta titullojë “7”. Brenda tij ka edhe bashkëpunime të tjera me emra të njohur të muzikës botërore si Nicki Minaj, Justin Bieber etj.

Bebe dhe Guetta po bashkëpunojnë për herë të dytë me njëri-tjetrin pasi erdhën disa vite më parë me “Hey Mama” që rezultoi një sukses për të dy artistët.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje