Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare, shpërthim nervash ndaj këngës që na çmendi të gjithëve: Zhduku nga jeta ime!

July 25
07:48 2017

“Despacito” padiskutim mund të quhet fenomeni i këtij viti, kënga e cila brenda pak muajsh ka arritur të renditet në treshen më të klikuar të këngëve në Youtube. Bashkëpunimi i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave në botë por gjithashtu ka pasur dhe nga ata që janë “lodhur” nga suksesi i “Despacitos”-s.

Një prej tyre është dhe këngëtarja shqiptare Orgesa Zaimi. Duket sikur kjo këngë është bërë si ai thashethemi i ditës që e dëgjon kudo dhe e njëjta histori përsëritet çdo ditë. Me siguri Orgesa e ka dëgjuar aq shumë ditën e djeshme sa ka vendosur t’i përcjellë një mesazh përmes një postimi në Instastory:

“Zhduku nga jeta ime!”,- shkruan këngëtarja, duke e shoqëruar dhe me një emoji të fytyrës që qan.

Lidhur me këngën “Despacito” janë bërë dhe shumë video “funny” për të ironizuar suksesin që mori ky projekt, aq sa e dëgjon kudo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje