Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare ngre alarmin: Më shkroi “Balena Blu”. Kujdes fëmijët!

Këngëtarja shqiptare ngre alarmin: Më shkroi “Balena Blu”. Kujdes fëmijët!
June 19
09:08 2017

Makthi i “Balenës Blu” vijon të qarkullojë në Shqipëri, pasi nuk dihet nëse ka ende fëmijë që janë duke e luajtur.

Pas rastit të rëndë shënuar ditën e djeshme në vend, ku një 12-vjeçar tentoi të hidhej nga pallati duke iu bindur “Balenës Blu”, një tjetër rast flagrant po qarkullon në media.

Një rast të ngjashëm ka publikuar këngëtarja e njohur shqiptare Xhesika Polo, së cilës i kanë shkuar një mesazh në adresën personale në rrjete sociale, ku e ftojnë të luajë lojën “Balena Blu”.

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se është kontaktuar së fundmi përmes një mesazhi në Instagram nga një adresë me emrin “Balena Blu”.

“Sot më erdhi një mesazh nga një faqe e vetëquajtur “Balena Blu”. Kujtdo që i duket argëtuese të përhapë një lojë vdekjeprurëse te brezi i ri, te fëmijët e pafajshëm, i duhet të kalbet në burg sepse është KRIM! Miq, të afërm e kolegë, bëjini “report” kësaj faqeje, çdo faqeje të tillë të ngjashme dhe MOS HESHTNI! Gjendja është alarmante”, – shkruan këngëtarja duke shprehur shqetësimin për këtë lojë që po rrezikon jetët e fëmijëve. /Blitz.al/

Shperndaje