Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare, seksi dhe rebele në kopertinën e revistës së njohur

Këngëtarja shqiptare, seksi dhe rebele në kopertinën e revistës së njohur
November 21
11:38 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, kohët e fundit ka qenë e ftuar nga disa media të shkruara për të qenë në kopertinat e tyre. Kjo sepse këngëtarja është duke i ngjitur shpejt shkallët e suksesit ndërkombëtar dhe interesi nga ana e publikut për të është shumë i madh.

Vetëm para pak minutash, Dua Lipa ka postuar kopertinën e revistës “Clash”, në të cilën ajo ka pozuar mbi një motor e ku duket sa sensuale, aq edhe rebele. Gjithashtu, një detaj që bie në sy është fakti se Dua ka përdorur shumë pak make up në kopertinën e kësaj reviste, duke treguar bukurinë e saj natyrale.

dua-lipa

Ajo gjithashtu ka treguar se kjo është kopertina e 102 e kësaj reviste, ndaj dhe është shumë e nderuar të pozojë dhe të japë një intervistë pikërisht për “Clash”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje