Këngëtarja shqiptare ndodhet për pushime në Greqi, poston foto pas tërmetit në ishullin Kos

July 21
13:55
2017
Ditën e sotme në Turqi ka rënë një tërmet i fuqishëm i cili është ndierë edhe në disa ishuj të Greqisë. Gjendja paraqitet alarmante në ishujt e Greqisë Rhodos dhe Kos.
Ndërkohë që pjesë e kësaj situate të rënduar është bërë edhe këngëtarja e njohur Eli Fara, e cila ndodhet për pushime në ishullin Kos.
Vetëm pak më parë, Eli ka publikuar në Instagram një foto nga hoteli ku po qëndron dhe bashkangjitur me të shkruan:
“Shpëtuam nga tërmeti” .
Fotoja e këngëtares është shoqëruar me komente të ndjekësve të cilët i kërkojnë që të bëjë kujdes dhe duke shprehur interes për të. Madje një ndër komentuesit e shumtë ka qenë edhe stilisti i njohur Ardi Asllani, i cili i thotë: “Je e paparë, që në mëngjes e kisha mendjen tek ty!”/Blitz.al/