Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare ndan me ndjekësit emocione të forta: “Do të dashurohesha gjithnjë me ty…”

Këngëtarja shqiptare ndan me ndjekësit emocione të forta: “Do të dashurohesha gjithnjë me ty…”
October 12
11:01 2016

Me praninë e rrjeteve sociale në jetët e gjithsecilit, edhe personazhet e njohur të botës së artit ndajnë shpesh copëza nga jeta e tyre personale me ndjekësit që kanë. Kjo sigurisht i afron ata më tepër te fansat dhe i bën të ndihen si një familje e madhe.

Ka qenë pikërisht këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila me anë të një postimi në Instagram i ka uruar dyvjetorin e lidhjes të dashurit të saj, Ervit.

“Gëzuar dyvjetorin! Zemrën e kam plot me dashuri vetëm sepse je ti në jetën time. Do të të zgjidhja ty në qindra jetë, në qindra botë. Do të të gjeja dhe do të të zgjidhja sërish. Çdo moment që të shoh, bie edhe një herë në dashuri me ty nga e para. Me zor pres edhe përvjetorët e tjerë që do të kalojmë bashkë. Të dua!” – ka shkruar bukuroshja e familjes Ramosaj.

beatrix

Ndërkohë që edhe ndjekësit e kanë uruar për këtë ditë të veçantë të jetës së saj. /Blitz.al/

Shperndaje