Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare merr dhuratë një buqetë, ndihet si princeshë ndërkohë që ne po qajmë për një trëndafil

Këngëtarja shqiptare merr dhuratë një buqetë, ndihet si princeshë ndërkohë që ne po qajmë për një trëndafil
May 09
15:39 2017

Epo goca, kemi të drejtë kur shpesh bëhemi xheloze. Si mund të mos jesh kur hap Instagram-in dhe shikon se si një tjetër vajzë ka marrë “yhyyy” trëndafila, në një buqetë super të madhe me formë zemre dhe me inicialet e saj!

Kjo i ka ndodhur Morena Tarakut, që duhet thënë se nuk është hera e parë që surprizohet në këtë formë, sepse ka pasur edhe raste të tjera kur ka marrë buqeta me lule. Ajo çka është më e bukura mbetet se këto buqeta janë anonime, Morena nuk preferon të tregojë emrin e personit që ia kushton, çka e bën edhe më intrigante të gjithë situatën.

Por prisni vajza se kur shohim imazhin e kuruar, trupin perfekt të bukuroshes Taraku, e mbledhim mendjen që i meriton, apo jo? Hajde tani dhe t’i përvishemi palestrës se mbase pas kësaj trëndafilat fluturojnë vetë! /Blitz.al/

Shperndaje