Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare më e lumtur se kurrë: “Sot bëra ëndrrën realitet”

Këngëtarja shqiptare më e lumtur se kurrë: “Sot bëra ëndrrën realitet”
November 24
23:04 2017

Këngëtarja me origjine shqiptare Bebe Rexha po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në industrinë botërore të muzikës, këngët e së cilës renditen mjaft mirë nëpër klasifikimet botërore. Ndërkohë që është në kulmin e suksesit ,ajo ka përformuar Live në paradën e Ditës së Falenderimeve. Në lidhje me këtë  Bebe ka bërë një postim në Twitter ku shprehet se ka bërë ëndrrën realitet dhe i bën thirrje të gjithë fansave të saj që i quan “Rexhars” te besojnë tek vetja tyre  sepse çdo gjë është e mundur.

Postimi i plotë:

“Rexhars”  janë rritur shumë në New York , unë gjithmonë kam ëndërruar të përformoj në Ditën e Falenderimeve. Sot bëra ëndrrën time realitet. Ndiqni zemrën tuaj dhe besoni në veten tuaj e çdo gjë është e mundur…seriozisht”.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje