Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare lëndohet gjatë xhirimeve, nëna e saj shqetësohet shumë

Këngëtarja shqiptare lëndohet gjatë xhirimeve, nëna e saj shqetësohet shumë
October 26
14:20 2017

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare e njohur në gjithë botën, Rita Ora ka publikuar këngën “Anyëhere” e cila aktualisht numëron 1.6 milionë shikime në Youtube.

Rita ka publikuar pak orë më parë një video në të cilën tregohen prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Një moment gjatë kohës që ajo po rregullohej, parukieri e ka lënduar pak teksa i krihte flokët. Ashtu siç ndodh zakonisht janë disa detaje që vetëm nënat mund t’i kapin e ky është njëri prej tyre. Vera Ora, mamaja e këngëtares ka komentuar në Instagram e shqetësuar për të bijën.

“Oh shpirti im a të dhembi shumë? “,- shkruan ajo.


Epo le të themi s kjo nuk është diçka e madhe edhe pse duhet ta kuptojmë Vera Orën, si të gjitha nënat edhe ajo shqetësohet edhe për gjënë më të vogël./Blitz.al/

Shperndaje