Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare lë “On Records” për një tjetër label të njohur dhe publikon “Bonita”

Këngëtarja shqiptare lë “On Records” për një tjetër label të njohur dhe publikon “Bonita”
August 16
16:22 2017

Të gjithë e dimë se “On Records” është një familje e madhe me këngëtarë të rinj.

Edhe Adelina Berisha ka qenë pjesë e këtij labeli deri pak kohë më parë, por duket se tashmë është larguar për t’iu bashkuar një tjetër labeli të njohur si “Red Box”, pjesë e të cilit ka qenë edhe Era dikur, ndërsa sot vazhdojnë të jenë Ledri Vula, Gjiko e shumë emra të tjerë të muzikës.

Nën firmën e “Red Box” dhe muzikë të Big Bang, Adelina Berisha ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Bonita”.

“Bonita” është një këngë ritmike dhe e përshtatshme për sezonin veror, por nuk mund të anashkalojmë edhe pamjen e këngëtares, e cila vazhdon të jetë në një formë të mirë.

Duket se bashkimi me këtë label muzikor ka qenë një rikthim i mirë i Adelinës. Për më shumë detaje, ndiqni klipin:

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje