Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare krah Oprah Winfrey në kopertinën e “People”

Këngëtarja shqiptare krah Oprah Winfrey në kopertinën e “People”
January 11
17:11 2017

Këngëtarja shqiptare, e cila prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, është bërë pjesë e kopertinës së revistës prestigjioze “People” për këtë muaj.

Lajmin e kishte bërë të ditur kohë më parë vetë këngëtarja, por vetëm sot kemi diçka konkrete: vetë kopertinën.

Lindita ka postuar pak minuta më parë foton e kopertinës së “People” në Facebook, ku shkruan: “Publikohet këtë të premte… mund të më shihni? Jam edhe unë në kopertinë! O Zot i madh! Pranë Oprah Winfrey? Faleminderit “People” që më lejuat të ndaj me ju historinë time bashkë me ato të zonjave të tjera!”.

Kjo është një tjetër arritje e këngëtares pas pjesëmarrjes në “American Idol”. Kujtojmë që në fund të vitit që lamë pas ajo u shpall fituese e Festivalit e RTSH-së. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje