Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare ka një mesazh të fortë për koleget e saj: Bëni seks, por bëjeni bukur!

Këngëtarja shqiptare ka një mesazh të fortë për koleget e saj: Bëni seks, por bëjeni bukur!
November 25
17:38 2016

11828614_10152853124272434_5412145282553404870_n

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të ëmbla të skenës shqiptare. Ajo gjithnjë në memorien tonë është një këngëtare festivalesh dhe që nuk i pëlqen të shfaqet shumë në klipe apo koncerte, duke mos e ndjekur me fanatizëm ritmin e këngëtarëve të tjerë që pëlqejnë të krijojnë art më tepër nëpërmjet hiteve ritmike dhe pëlqimeve në Youtube sesa baladave apo muzikës së lehtë.

Megjithatë, Mariza ka ruajtur një imazh të sajin dhe mbetet e dashur ashtu siç është. Ajo është një nga të ftuarat në emisionin e sotëm të pasdites të Rudina Magjistarit në Tv Klan. Ndër të tjera, Mariza ka rrëfyer se këngëtaret shqiptare që zhvishen me tepricë teksa këndojnë duhet të dinë si të bëjnë art. Mariza mendon se seksi mund të kthehet në art nëse bëhet bukur, ndaj u sugjeron kolegeve të saj të njëjtën gjë. “Bëni seks, por bëjeni bukur!” – ka thënë ajo, duke theksuar edhe një herë se ajo distancohet shumë nga vulgariteti që i shohin sytë në paraqitjen e disa prej këngëtareve shqiptare.

Këngëtarja ka rrëfyer ndër të tjera se është në një marrëdhënie dashurie dhe se ndihet shumë e lumtur./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje