Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngëtarja shqiptare i shpreh dashurinë partnerit: Je gjysma ime më e mirë!

February 10
14:41 2017

Vitin e kaluar ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj çek Jakub Kind janë prej një kohe të gjatë në një lidhje. Këngëtarja prej kohësh nuk postonte foto me të dashurin, aq sa të gjithë mendonin se mes tyre gjërat kishin marrë fund. Ditën e sotme Jakub ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij e zemrës. Këngëtarja, përmes një postimi në Instagram, i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj duke iu drejtuar përmes këtyre fjalëve të përzemërta:

“Gëzuar ditëlindjen, gjysma ime më e mirë!”

Me siguri që Dreshaj duhet të ketë menduar edhe për një dhuratë, por duket se e ka mbajtur të fshehtë për ne. Ka disa kohë që këngëtarja nuk ka publikuar këngë, prandaj mund të thuhet se gjithë këtë kohë ia ka dedikuar lidhjes së saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje